Lajme

Opozita del në shesh: Më 18 shkurt nisin protestat

By FerizajPress

February 01, 2017

Protestat nisin më 18 shkurt dhe qëllimi janë “zgjedhjet e lira dhe të ndershme”.

Sipas Partisë Demokratike, identifikimi biometrik, votimi dhe numërimi elektronik janë kushtet minimale për zgjedhje të lira.

“I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, apeloi kryetari i PD, Lulzim Basha.