Kjo deklaratë kërkon nga Bashkimi Europian që Kosovës t’i hiqet si kusht miratimi i demarkacionit për vizat.
Kjo deklaratë është përkrahur edhe nga dy partitë në koalicion PDK-LDK, të bindur se kjo deklaratë është politike.
Ndërsa, Aida Dërguti nga Vetëvendosje ka thënë se duhet të vazhdohet të punohet në draft-deklarëtn mes partive politike në të cilën sipas saj ka më shumë përafrime se në këtë që është propozuar nga Komisioni i Kuvendit.
Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur se kjo iniciativë është e mirë, por e vonuar. Ai ka thënë se kjo deklaratë nuk i përmbush kërkesat e opozitës, duke shtuar se nuk mund ta përkrahin propozimin e deklaratës së lexuar nga Reçica.
Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën ka dhënë vërejtje për këtë deklaratë duke thënë se duhet të punohet në miratimin e deklaratës për të cilën po diskutojnë liderët politikë.
Ky është teksti i plotë Draft –Deklaratës:
Ne deputetët e Republikës së Kosovës, të përkushtuar për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, përmes fuqizimit të demokracisë, sundimit të ligjit, lirive dhe të drejtave të njeriut.
Të përkushtuar për fqinjësi të mirë, paqe, stabilitet dhe bashkëpunim të mirë me Malin e Zi dhe me të gjitha vendet fqinje.
Pavarësisht dallimeve që kanë mbi mënyrën e shënjimin e kufirit të mes Kosovës dhe Malit të Zi, koalicioni qeverisës dhe opozita qëndrojnë të bashkuar në qëllimin që ky proces të përmbyllet sa më shpejtë që është e mundur.
Duke marrë parasysh për bazë konsensus parimor, ne si përfaqësues të popullit, kërkojmë mirëkuptimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që qytetarëve të Kosovës të ju njihet e drejta e lëvizjes së lirë në Zonën Shengen.
Ju njoftojmë se institucionet e Kosovës i kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave./ lajmi.net
.