Familja e afërt e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov, njeriut i cili shpalli falje për bandën kriminale të Nikola Gruevskit, është drejtpërsëdrejti e lidhur me biznese dhe firma nga Panamaja, ka akuzuar sot zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov, transmeton Telegrafi.
Sipas opozitës maqedonase, Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanovas, bashkëshortes së presidentit, ka relacione biznesi me firmën „LIP Corp Panama City“ nga Panamaja.
Duke drejtuar dokumentin nga Regjistri qendror kah gazetarët Shilegov tha:
“Ky është ai dokument. Lip Corp Panama është themelues dhe pronar i firmës „Delfino travel Ballkans“. Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanova, është njëri nga pronarët dhe drejtor i kësaj firme. Vetëm para disa ditësh, ose në kohën kur filloi të përhapet skandali me larjen e parave përmes firmave panameze, ‘Delfino travel Ballkans’ është shuar dhe shlyer nga Regjistri qendror”.
Ai pyeti se çfarë fsheh familja e Ivanovit.
“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Maqedonia është në këmbë. Drejtësia, liria dhe demokracia po kthehen. Gjithkush që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet”, porositi në fund Shilegov.