Sport

Operacioni ‘fshesa’, Milan largon edhe tre lojtarë

By FerizajPress

August 11, 2018

Pas një sezoni dëshpërues, ‘Rossonerët’ do të kërkojnë me çdo kusht të jenë më konkurrues në sezonin e ri, duke kërkuar rikthimin në Ligën e Kampionëve. Për ta bërë këtë, Milan kanë zgjedhur një sulmues të klasit botëror për të udhëhequr fazën e sulmit. Bëhet fjalë për Gonazolo Higuain, që te Milani erdhi nga kampionët e Juventusit. Në këto ditë të fundit të afatit kalimtar, skuadra e Milanit po punon edhe për largimet e lojtarëve, të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Gattusso. Pas largimit të Kalinic dhe Silva, sipas medieve në Itali nga Milan priten të largohen edhe Zapata, Montolivio dhe Bertolacci./Lajmi.net/