Njësia speciale e Policisë së Kosovës pasditen e sotme ka ndërmarrë një operacion të gjerë në kryeqytet. Disa persona kanë përfunduar në pranga në lagjen “Kalabria” ndërsa sipas policisë, operacioni ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar nga Interpol. “Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”, ka deklaruar për Indeksonline zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Daut Hoxha. Sipas tij, njësitet kompetente dhe ato speciale në koordinim dhe bashkërendim janë ende duke zhvilluar operacionin dhe për detaje do të njoftoheni me kohë pas përfundimit të operacionit./Indeksonline/