Duket që ka nisur hakmarrja nga label-i ‘On Records’ ndaj reperit kosovar Mozzik. Nga kanali ‘Youtube’ është fshirë kënga ‘Madam’, hiti i ri që solli Mozzik e që brenda për ditësh arriti të klikohet mbi 7 milion herë, shkruan Indeksonline.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet reperi përmes një instastory, ndërsa ka shkruar: Marre ju qoftë.
Ndryshe menaxheri Mehmet Elshani ka hedhur në gjyq dy vëllëzërit Mozzik dhe Getinjo pas largimit të tyre nga label-i ku edhe e nisën karrierën./Indeksonline/