Sulmet ajrore të përditshme nga qeveria e Sirisë dhe aleatja e saj Rusia ka marrë qindra jetë njerëzish, kjo sipas raportit të fundit.
Forcat qeveritare gjithashtu kanë hedhur bomba klori, që kanë rezultuar me vdekjen e qindra civilëve.
Ndërsa rebelët akuzohen për hedhjen e predhave pa dallim drejt pjesëve të kontrolluara nga qeveria dhe përdorimin e njerëzve si mbrojtje.
Tutje në raport thuhet që evakuimi i rebelëve nga lindja e Aleppo-s vitin që shkoi, shkaktoi edhe shpërnguljen me forcë.