Ky është vendimi më i fundit i marrë ndaj 8 nga 9 imamëve të dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e terrorizmit.
Me anë të vendimit nr 796 datë 2/11/2016, qeveria shqitare i kërkon Ministrisë së Drejtësisë, bankave dhe autoritetit të mbikqyrjes financiare të zbatojnë këtë vendim.
Në vendimin në fjalë, në listë janë përfshirë Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, Astrit Tola, Verdi Morava, Zeqir Imeri, Edmond Balla dhe Fadil Muslimani. Ndërkohë i vetmi që është përjashtuar nga kjo listë është Orjon Reci, raporton Report TV.
Me anë të këtij vendimi, këta shtetas humbasin të drejtën të shesin apo blejnë prona, hapin llogari bankare për të kryer transferta apo pranuar para nga persona të tretë.
Më 3 Maj 2016 9 persona të vetëshpallur imam u dënuan me burgime nga 5 deri në 25 vite, ndërsa këto dënime ata i apeluan duke kërkuar pafajësi.
.