Kultura-Arti

OJQ ETIKA dhe FRO-05 ndajnë mirënjohje për koreografin dhe ikonën e vallëzimit ferizajas, Bajram Tahiri

By FerizajPress

December 04, 2016

Në një mbrëmje festive Organizata ETIKA , ka festuar ditëlindjen e 15 të themelimit dhe një vjetorin e . Forumit regjional të OJQ-ve . Në kuadër të këtij festimi ka nderuar me mirënjohje,Bajram Tahirin,  një personalitet shumë të rëndësishëm të kulturës ferizajase, valltarin e mirënjohur që për 35 vite i ka kontribuar kulturës si koreograf i valleve në ansamblin e valleve “Kastrioti” në Ferizaj.

Mbrëmjen Festive e kanë nderuar me prezencë edhe  shumë mysafir të kulturës, artit, politikës dhe shoqërisë civile nga Ferizaj, Shkupi, Shqipëria, Tetova, Prishtina dhe rajoneve  të tjera të cilët Bajramin e kishin koleg, mik dhe  mësues të valleve.

Etika në ambientin e festës ka prezantuar fotografit dhe ka lexuar programin e Organizatës të cilën e ka implementuar për gjatë vitit 2016 dhe strategjinë për vitin e ardhshëm 2017.

Këtë tubim e ka përshëndetur edhe i dyti i Ferizajt ,Xhavit Zariqi  i cili ka çmuar lartë kontributin e Bajram Tahiri  dhënë kulturës ferizajase për këto 35 vite.

“Bajram Tahiri  është ai me të cilin  lidhet ngushtë edhe emri i AVI Kastrioti i cili për vite të tëra mbajti gjallë frymën e kulturës dhe emrin e AKV “Kastrioti”,  përgatiti dhe përcjelli këtë traditë tek shumë gjenerata  të reja” tha Zhavit Zariqi.

Me këtë rast  fjalë miradije u thanë  edhe nga Xhevdet Shabani. kryetar i AKV “Kastrioti” dhe  koreografi i njohur kosovarë Dilaver Kryeziu.

Etika u vlerësua si një organizatë me një rëndësi të veçantë për regjionin dhe për gjatë vitit 2016 ka iniciuar dhe themeluar edhe Forumin e OJQ-ve në regjionin e Ferizajt ku brenda sajë janë 7 organizata jo qeveritare të cilat për gjatë viti kanë realizuar një seri aktivitete.

Në fund të këtij programi ishin valltarët dhe  instrumentistët e “Kastriotit” që këtë e me pikat e tyre të vallëzimit kënaqën të pranishmit.