Sport

Ofertë qesharake për Ben Arfan

By FerizajPress

June 29, 2018

Paris Saint Germain vijon të ketë probleme me zbatimin e Fair Play-t Financiar dhe ka filluar një fushatë për shitjen e disave prej yjeve të saj, që i ka me shumicë në skuadër. Kështu pas largimit të Pastores, radhën e kanë Di Maria, Cavani, Verratti, por edhe Rabiot, që nuk ka pranuar rinovimin. Gjithsesi këto ditë nuk kanë munguar as ironitë me lojtarët kryeqytetas, që nuk kanë shumë treg në futbollin elitar tashmë. Rasti i fundit vjen nga skuadra US Castetis-Gouze, një ekip diletant në Francë ka formuluar një ofertë të çuditshme për fantazistin e PSG-së, Ben Arfa, të cilit i skadon kontrata me kryeqytetasit këtë sezon, përcjell “SS”. “Ne i ofrojmë Ben Arfa-së një pagë “stratosferike” prej 800 eurosh në muaj, 20 euro shpërblim për çdo gol, 25 për çdo asist dhe 30 për çdo karton të kuq të provokuar. Gjithashtu do të ketë në dispozicion një apartament dhe një makinë që nuk ka siguri nëse ndizet, por në dishezë ecën me siguri. Ne premtojmë se do t’i ofrojmë të gjithë dashurinë e munguar te PSG-ja, pasi do t’i themi pas çdo seance stërvitore dhe ndeshjeje, se është më i miri dhe se karriera e tij nuk ka përfunduar”, thuhet në “ofertën” e skuadrës diletante. Kujtojmë që Ben Arfa, ndonëse është në prag të skadencës së kontratës me PSG-në, ka luajtur shumë pak më skuadrën kryeqytetase.