Faza e re e operacionit ushtarak që po zgjat që dy muaj nënkupton afrimin e trupave amerikane edhe më me vijën e frontit në Mosul.
Beteja për këtë qytet irakian përfshinë 100 mijë trupa ushtarake të Irakut, pjesëtarë të forcave kurde të sigurisë, paramilitarë shiit, ndërsa operacioni konsiderohet më i madhi në këtë vend prej okupimit amerikan të vitit 2003.
Njësitë elite të ushtrisë irakiane e kanë rimarrë çerekun e Mosulit nën kontroll nga xhihadistët, zona e fundit e kontrolluar nga IS-i, por avansimi irakian ka qenë i ngadalshëm dhe me jo pak pasoja për ushtrinë.
.