Ai ka thënë se të gjithë duhet të qëndrojnë të bashkuar, dhe të mbrojnë vlerat dhe demokracinë, që kjo e keqe të përfundojë.
“Dua të falënderoj të gjithë në Kosovë dhe diasporë për mesazhet e tyre mbështetëse pas sulmit në Londër. Ne e vlerësojmë çdo njërin. Neve na ngushëllon trimëria dhe dhembshuria e njerëzve të zakonshëm. Nëse qëndrojmë të bashkuar në mbrojtje të velerave, tolerancës, demokracisë, atëherë unë e di se kjo e keqe do të përfundojë”, ka shkruar O’Connell në Facebook.
Nga dy sulmet terroriste në Londër mbetën të vdekur shtatë persona, kurse mbi 45 u lënduan.