Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Ruairí O’Connell, ka thënë se edhe Mbretëria e Bashkuar beson së është e drejtë e Kosovës ta krijojë forcën e armatosur. Ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të konsultohet me aleatët e NATO-s.
“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatet e NATO-s, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR-it, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, thuhet në përgjigjen e tij për Lajmi.net.
>Kuvendi i Kosovës mban seancë për transformimin e FKS-së në ushtri të premten në orën 10:00.