Lajme

Obiliqi proteston kundër ndotjes nga KEK-u

By FerizajPress

April 22, 2016

Qytetarët e Obiliqit kanë protestuar sot para komunës duke kërkuar miratimin e Ligjit për Obiliqin, me anë të së cilit parashihet rregullimi i infrastrukturës dhe kushteve jetësore duke filluar me ajrin, ujin dhe tokën që ndotet nga KEK-u.

Kryetari i Obiliqit Xhafer Gashi i cili ka marrë pjesë në protestë ka kërkuar edhe largimin e drejtorit të KEK-ut Arben Gjuka, si dhe të gjithë punëtorëve që janë nga vendet e tjera të Kosovës pasi që sipas tij po i lënë vendasit pa punë.

Protesta në Obiliq është organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Tokës.