Lajme

Obiliqi ‘mirëpret’ vizitorët me grumbuj bërlloku

By FerizajPress

August 05, 2018

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com fotografi në të cilat shihen grumbulli i mbeturinave në hyrje të qendrës së qytetit.

Sipas qytetarit, kjo pamje është e shpeshtë në qytet për shkak se në këtë vend hidhen mbeturinat e lokaleve që gjenden afër.

Po ashtu, qytetari ka treguar se kontejnerët e mbeturinave këtu pastrohen vetëm dy herë në javë, e që, sipas tij, është e pamjaftueshme.

Këto janë fotografitë që dëshmojnë për gjendjen e rëndë me mbeturina në hyrje të qytetit të Obiliqit.