Lajme

Obama presidenti i 12-të më i mirë nga të gjitha kohërat

By FerizajPress

February 20, 2017

Kjo sipas 91 profesorëve të historisë që studiojnë presidentët amerikanë, të cilët u angazhuan nga televizioni amerikan C-SPAN për të bërë këtë vlerësim.

Profesorët e vendosën Obamën nën Woodrow Wilsonin dhe mbi James Monroen.

Çështjet që merren më së shumti parasysh në këtë rankim janë; krizat gjatë udhëheqjes, autoriteti moral, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe lufta për të krijuar ambient me të drejta të barabarta për të gjithë, etj.

Obama në fushën e “të drejtave të barabarta” u vendos i treti, vetëm pas Abraham Lincoln dhe Lyndon Johnson. Ai ishte në top dhjetë edhe për “autoritetin moral” dhe “ekonominë”.

Por, Obama ishte shumë poshtë në “marrëdhëniet me Kongresin” dhe jo edhe aq mirë në “marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Kurse, në vendin e parë si Presidenti më i mirë i të gjitha kohërave i SHBA-ve u radhit, Abraham Lincoln, George Washington i dyti, ndërsa Franklin D. Roosevelt i treti.

Të tjerë në top dhjetë ishin; Theodore Roosevelt (4), Dwight Eisenhower (5), Harry Truman (6), Thomas Jefferson (7), John F. Kennedy (8), Ronald Reagan (9) and Lyndon Johnson (10).