Presidenti amerikan, Barack Obama përjashtoi sot në Londër mundësinë e dërgimit të trupave në terren në Libi.
“Nuk ka asnjë projekt për të dërguar trupa në terren në Libi”, deklaroi Obama gjatë një konference për shtyp me kryeministrin britanik, David Cameron.
“Nuk mendoj se kjo është e nevojshme. Nuk mendoj se kjo do të mirëpritet nga qeveria e re libiane. Do të dërgonim një sinjal të gabuar”, theksoi presidenti amerikan.