Tech

Nxitoni ta përditësoni sistemin tuaj iOS për të rritur sigurinë

By FerizajPress

August 28, 2016

Nëse përdorni iPhone është mirë ta përditësoni sistemin e tij të operimit sa më parë në mënyrë që të jeni më të sigurte gjatë përdorimit dhe lundrimit në internet. Apple të Enjten, lançoi iOS 9.3.5 me një tjetër përditësim të rëndësishëm për sigurinë e iPhone apo iPad. Cilësia ofrohet për të gjithë gjeneratën e fundit duke filluar që nga iPhone 4S dhe iPad 2.

Të dhënat si: mesazhet, emailet, telefonat, kontaktet dhe paswordet e telefonit tuaj, janë të gjitha në rrezik nëse nuk përditësoni sistemin tuaj iOS 9.3.5. Apple iu desh të nxirrte këtë pas disa ankesave që iu bënë javën e kaluar ndaj sigurisë së telefonave që ata ofronin.

Sipas faqes së përditësimit të sigurisë së Apple, kjo vetëm do të plotësojë disa ‘vrima’ që mund të shfrytëzoheshin më parë nga piratët. Nëse akoma nuk keni marrë versionin e fundit të iOS, atëherë nxitoni ta bëni atë sa më shpejt.