Nxënësve të drejtimit ‘’Përpunimi i drurit’’ do t’u paguhet puna praktike

By FerizajPress

October 12, 2017

Ferizaj.12.10.2017. Prej muajit të ardhshëm, nxënësit e shkollës së mesme të agrobiznesit dhe teknologjisë ‘’Zenel Hajdini’’, të cilët kanë drejtimin e përpunimit të drurit, praktikën do ta kryejnë nëpër firma private dhe do të paguhen. Ky lajm i mirë për nxënësit, u bë i ditur sot me rastin e një takimi që patën drejtues të kësaj shkolle me menaxherë të tri bizneseve ferizajase që merren me këtë veprimtari dhe me zyrtarë të Zyrës zvicërane në Kosovë, të cilët do ta zbatojnë këtë projekt. Drejtori i shkollës “Zenel Hajdini” Abdullah Imeri, tha se kjo nismë është e mirëseardhur për shkollën, pasi nxënësit pas përfundimit të shkollës së mesme do të punësohen në firmat që do ta kryejnë praktikën gjatës kohës sa vijojnë mësimet.