Sot në shkollën fillore “ Mic Sokoli” në Slivovë,me iniciativën e kryetares së kësaj shkolle Vanesa Sadriu, është hapur biblioteka e parë në këtë shkollë.
Gjithashtu sot në shkollë u dorëzuan 217 tituj nga rinia ferizajase dhe nga klubi Rin’On , klub ky ku Vanesa është vullnetare.
“Faleminderit shumë edhe njëherë që na e panë ”sherrin” në mënyrë pozitive, si e thot Agoni, të gjithë nxënësit që janë dhe do vinë pas, keni grumbulluar një numër të madh librash.Shumë falemnderit! Agon E. Zhinipotoku, Azem Xhemajli, Ibadete Xhema-Qerkini, Skender Rexhepi, Driton Nuha, Albion Hajredini,Xhonn Bytyqqi, Gentiana Ramusholli, Leona Jahiri” thotë Vanesa Sadriu
“ Të bësh për veten është nevojë, t’i ndihmosh të tjerët është gjëja më fisnike e njeriut. Iniciativës sonë për grumbullimin e librit brenda 48 orëve, ne grumbulluam 217 tituj të librave të ndryshëm (çdo orë na dhuruan 5 libra) për shkollën fillore “Mic Sokoli” në Slivovë të Ferizajt – shkollës më të vjetër të mësimit të ulët në komunën tonë. Të rinjtë dhe unë si zyrtar rinor komunal, e kemi përkrahur pa hezitim kërkesën e Vanesa Sadriut për të themeluar bibliotekën në shkollën e saj. Dhe po, këtë e bëm sot, saktë në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, sepse libri flet për paqen dhe sjell paqe në vazhdimësi. U pritëm shumë ngrohtësisht nga drejtori i shkollës z. Azem Xhemajli dhe arsimtarët që punojnë në këtë shkollë” ka thënë Agon Zhinipotoku ,zyrtar për rini në komunën e Ferizajt.