Lajme

Nxënësit nga Kosova fitojnë medalje të artë për agrikulturë në Kenia

By FerizajPress

May 02, 2016

Blerim Jashari, Nehar Shala e Rinor Baxhuku nxënës në gjimnazin “Hasan Nahi” kanë arritur të radhiten në vendin e parë në olimpiadën shkencore “Golden Climate” në Kenia.

Nxënësit nga Kosova kanë mahnitur jurinë ndërkombëtare me projektin e tyre në fushën e Agrikulturës, “USAGE OF SUNFLOWER STALK AND PINE CONE AS A HUMIDIFIED FERTILIZER”, puna e të cilëve u shpërblye me medalje të artë.

Në këtë olimpiadë kanë garuar rreth 30 shtete të botës me mbi 150 projektee të nxënësve, në katër kategori.

Po nga ky gjimnaz dje dy nxënëset Lirindë Kafexholli e Eliona Aliu kanë fituar medalje nga bronzi në Texas, SHBA në garën  “I-SWEEEP 2016” me projektin e tyre “Pastrimi i ambientit nga mbetjet e baterive dhe përdorimi i tyre kundër rrezeve radioaktive.”

Vajzat arritën të fitojnë medaljen e bronztë në mesin e 400 projekteve të tjera.

Gazmend Aga  rrejtori i Gjimnazit “ Hasan Nahi” përmes një komunikate për media tha “Jemi të përlotur nga gëzimi për medaljen e arit dhe suksesit të korrur nga ekipi ynë. Ata garuan për Kosovën dhe kjo na bën shpresëplotë” Ai foli dhe për vajzat që morën medalje në SHBA:

“Pjesëmarrja e vajzave ne olimpiada ndërkombëtare dhe medaljet që ato marrin janë mesazhi më domethënës ndaj atyre që pengojnë arsimimin e tyre. Gjimnazi “Hasan Nahi” e nxit dhe i jep një rëndësi të veccantë arsimimit të femrës. Dy nxënëset tona na bënë krenarë mes qindra moshatareve të tyre”, shtoi Aga.