Ferizaj.21.10.2016. Nxënësit e shkollës fillorë “Gjon Serreçi”, ku mësojnë edhe fëmijët e Nehat Thaçit sot kanë protestuar në qendër të Ferizajt ku është kërkuar lirimi i nënkolonelit të policisë Nehat Thaçi i arrestuar nga autoritetet serbe kohë më parë.
Kjo protestë u organizua edhe në shenjë solidarizimi me fëmijët e Nehat Thaçt të cilët janë nxënës të kësaj shkolle.
Në këtë protestë merrnin pjesë edhe personeli arsimor me drejtorin e shkollës i cili tha se kjo protestë na është imponuar në shenjë solidarizimi me familjen dhe fëmijët e tij që janë nxënës të kësaj shkolle.
“ Për këtë protestë kemi dy arsye. Së pari arrestimi i nënkolonelit Thaçi me aktakuza të cilat nuk qëndrojnë po edhe si bashkëkombës ,ndërsa arsyeja e dytë është se në kuadër të kësaj shkolle janë edhe dy fëmijët e tij të cilët gjatë gjithë kësaj kohe po ndjehen keq për faktin se babi i tyre është arrestuar dhe ende nuk ka asnjë hap konkret për lirimin e tij. Kësaj proteste I janë bashkuar të gjithë moshatarët e fëmijëve të Thaçi të cilët bashkë ndiejnë gjendjen e atyre fëmijëve dhe përmes kësaj po solidarizohen me ta.” tha Milazim Dërguti,drejtor i shkollës fillore “Gjon Serreçi” në Ferizaj.
“Kjo po bëhet edhe për faktin se sot I ka ndodhur Elizës dhe Gramosit por dihet se lista e tille nga Serbia nuk përfundon me Nehat Thaçn por ka 157 të pjesëmarrës të UÇK-së dhe nëse vazhdon kjo edhe shumë fëmijë dhe prind do të përjetojnë të njëjtën ndjenjë. Me këtë rast po ngrehim zërin e arsyes kundër padrejtësisë që u është bërë dy nxënësve të shkollës sonë të cilën janë shumë të shqetësuar” tha Dërguti.
Ndryshe , Nehat Thaçi është arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul në bazë të flet arrestit të autoriteteve serbe për, siç thuhet, vepër penale të terrorizmit po mbahet në paraburgim. Atij i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë në Nish me arsyetimin e “rrezikut nga ikja e dënimit që mund të shqiptohet prej më shumë se 10 vjetësh dhe për shkak të rrezikut për shqetësim të opinionit”