Një numër i nxënësve të shkollave të qytetit kanë marrë pjesë në një simulim të tërmetit .
Krejt kjo ka ndodhur në një kamionetë e ardhur nga Turqia e pajisur me aparatura për një simulim të këtillë .
Nga afër këtë ushtrim e kanë përcjellur edhe zyrtarë të Agjencionit të Menaxhimin të Emergjencave por edhe drejtues të Drejtorisë së Arsimit, të cilët kanë folur për rëndësinë që ka ky ushtrim për nxënësit dhe akterët tjerë të sigurisë.
Nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të qytetit të Ferizajt janë përfshirë sot në një simulim të tërmetit
.E krejt kjo është zhvilluar në një kamionetë të ardhur nga Turqia e pajisur edhe me aparatura për simulimin e tërmeteve.
Këtë ndjesi e kanë provuar edhe mësimdhënësit por edhe pjestarë e zjarrfikësve nga Brigada e Ferizajt.
Me këtë rast zyrtarë të Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave e kanë vlerësuar këtë simulim duke thënë se me këtë aktivitet nxënësit njihen me situatat që mund të krijohen me tërmetet por edhe emergjencat tjera.
Ky aktivitet është bërë në koordinim të plotë me segmentet e sigurisë. Hasan Kodra, nga Agjencioni I Menaxhimit të Emergjencave ka thënë se Ferizaj është komuna e pestë ku po zhvillohet ky aktivitet, ndërsa ka falënderuar shtetin turk për përkrahjen e ofruar.
Në anën tjetër nxënësit pjesëmarrës e kanë vlerësuar këtë aktivitet simulimi duke thënë se kanë krijuar përvoja të reja për situatat që mund të krijohen me tërmetetNë anën tjetër edhe Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, ka thënë se ky aktivitet është bërë në harmoni me këtë agjencion dhe se efekti i tij është njohja me situatat emergjente Kjo aparaturë e ardhur nga Turqia e ka arritur efektin senzibilizues me këtë fatkeqësi që mund të ndodhë në situata të ndryshme ka thënë zyrtarë të këtij agjencioni, por edhe pjesëtarë të Brigadës së Zjarrfikësve në Ferizaj. Në nivel vendi komuna e Ferizajt është e pesta që e ka zhvilluar këtë aktivitet.
Në vazhdën e kësaj u bë e ditur se edhe komunat tjera do të jenë pjesë e këtij simulimi.