Ferizaj

Numërohen 100% e votave në Ferizaj. Këto janë rezultatet preliminare

By FerizajPress

November 19, 2017

Ferizaj.19.11.2017. KQZ ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për kryetar të Ferizajt.

Pas procesimit të 100 % të vendvotimeve sipas rezultateve preliminare në Ferizaj Agim Aliu ka fituar 24142 vota apo 56.17% ndërsa Muharrem Svarqa ka 18841 vota apo 43.83%.

Sipas KQZ në Ferizaj kanë votuar 42236 votues apo 39.89% nga 108561 qytetarë me të drejtë vote sa janë në listën e votuesve në komunën e Ferizajt.