Ferizaj

Numër i konsiderueshëm i të lënduarëve nga mjetet piroteknike në Ferizaj

By FerizajPress

January 01, 2019

Nga pakujdesia e përdorimit të mjeteve piroteknike edhe këtë vit ka të lënduar në Ferizaj. Gjithsej sot janë regjistruar nëntë persona të cilet kanë kërkuar trajtim në Spitalin e Ferizajt. Prej tyre 4 janë nga e njejta familje për shkak se mjetet piroteknike janë kthyer prapa. Një prej të lënduareve ka lënduar fytyrën dhe sytë dhe është dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Raporton Ferizajpress.