Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International ka vlerësuar që vitin e kaluar në Kinë janë ekzekutuar mijëra persona.
Në publikimet më të fundit, Amnesty international, raporton rritje alarmuese të fataliteteve sa i përket dënimit me vdekje për më shume se 50% në krahasim me vitin e kaluar. Megjithatë këto shifra nuk përfshijnë Kinën, qe besohet të jetë e para në botë sa i përket ekzekutimeve.
Përderisa nuk janë publikuar shifra të sakta për Kinën, në raport thuhet “informata të ndryshme tregojnë që mijëra njerëz ekzekutohen dhe dënohen me vdekje çdo vit në Kinë”
Edhe pse numri i ekzekutimeve mbetet i larte, gradualisht është duke u implementuar një reforme, ku numri i krimeve të dënueshme me vdekje ka rënë për 13 në vitin 2011, dhe për nëntë më shumë vitin e kaluar.
Kina në fund të vitit 2014, gjithashtu ka lajmëruar që do të ndaloj marrjen e organeve të të burgosurve të ekzekutuar, raporton CNN.