Ndihmës Sekretarja e Shtetit në SHBA, Victoria Nuland, do të qëndrojë nesër në Prishtinë, ku edhe pse është ditë pushimi, do të ketë takime me drejtuesit më të lartë të Kosovës.
Në agjendën e takimeve, që nisë herët ajo parashihet që të parin ta takoj presidentin Hashim Thaçin, më pas kreun e Kuvendit, Kadri Veselin, kryeministrin Isa Mustafa që do të shoqërohet nga ministrat e punëve të jashtme dhe drejtësisë, Enver Hoxhaj e Hajredin Kuçi, si dhe në fund do ta ketë një takim me zëvendësin serb të Mustafës, Branimir Stojanoviqin.
Pas vizitës në Kosovë që pritet të përfundojë rreth orës 11, Nuland do të udhëtojë për në Shqipëri ku pritet të takohet më kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Bashën.