Nuk pranonte ndarje, i riu rrah në mes të rrugës ish të dashurën

By FerizajPress

July 11, 2016

Në fakt bëhet fjalë për një sherr xhelozie, ku Jonandër Bami, 24 vjeç nuk pranonte dot faktin që e dashura e tij e kishte lënë.

Rreth orës 20:00 Bami i kishte zënë pritë vajzës 22-vjeçare me inicialet R. Ç., në mes të Laprakës. Fillimisht i riu e ka sharë të renë dhe i ka marrë telefonin.

Por vajza ka reaguar duke e kundërshtuar dhe kërkuar telefonin e saj. Në këto momente Bami ka filluar që gjuajë të renë, fillimisht me shpullë dhe më pas edhe me grushte e shkelma.

Dëshmitarët e shumtë kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila ka prangosur në flagrancë Bamin, duke e akuzuar për dhunë. Sipas dëshmive të vajzës ngjarja kishte si shkak ndarjen e saj nga ai.

.