Lajme

Nuk përmbahet dot, presidentja kroate shpërthen në lot (Foto)

By FerizajPress

July 15, 2018

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq ka ndejkur nga afër sot finale e Kroacisë dhe Francës në Botërorin 2018. Duke qëndruar pranë presidentit të Francës, Emmanuel Macron , Kitaroviq është parë të jetë shumë emocionale. Pasi Kroacia humbi nga Franca me rezultat 4:2, ajo u afrua t’i përqafonte lojtarët përderisa  uroj edhe të parin e Francës për titullin Kampion Bote në futboll, transmeton Indeksonline.

Por jo vetëm kaq, Kitaroviq ka shpërthyer në lot në përfundim të ndeshjes përderisa edhe ngushëllonte por edhe përgëzonte lojtarët e kombëtares. Duket se përpos që ka qëndruar shumë afër lojtarëve gjatë gjithë kampionatit ajo ka qenë edhe emocionalisht shumë e lidhur me këtë Botëror 2018 që u zhvillua në Rusi./Indeksonline/