Ferizaj

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

By FerizajPress

March 15, 2025

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i ka dhënë shenjë për t’u ndalur një veture të tipit Mercedes me targa vendore. Megjithatë, drejtuesi i automjetit nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen me shpejtësi të madhe.Gjatë percjelles policore, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, i dyshuari ka shkaktuar një aksident trafiku duke goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke.Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari M. Sh., 18 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për procedurë të rregullt, ndërsa i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për:– Mosrespektim të shenjës “Stop” të policit.– Drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shoferi.

Policia Rajonale e Ferizajt  mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike.