Ferizaj

Nuk ndalet AAK në Ferizaj, vazhdon me formimin e nëndegës në Zaskok

By FerizajPress

June 27, 2019

Në pasditen e sotme u formua edhe nëndega e fshatit Zaskok, me ç’rast përpos zhvillimit të punimeve të kuvendit zgjedhor të kësaj nëndege, kishte edhe antarësime të reja të banorëve të cilët u bashkuan drejt qëllimit dhe vizionit të AAK-së për zhvillimin e Komunës së Ferizajt.

Kryetar i nëndegës së fshatit Zaskok, me vota unanime u zgjodh Halim Blenishti.

Kryetarit dhe antarëve i urojmë shëndet e suksese në angazhimin e tyre politik.