Teodoro Obiang Nguema Mbasogo është lideri më jetëgjatë në sundim. Ai ka ardhur në pushtet në vitin 1979, ndërsa në prill u rizgjodh sërish me 93.7 për qind të votave. Opozita pretendon se anëtarët e saj u ndaluan të marrin pjesë në votime.
Obiang mori pushtetin nga xhaxhai i tij tiran, tri dekada më parë, duke e ekzekutuar atë me pushkatim. Pretendohet se Mbasogo u han të gjallë armiqve të tij testikujt dhe mëlçinë.
Gjatë këtyre viteve, ka akumuluar pasuri të madhe, ndërsa Guinea Ekuatoriale është në varfëri ekstreme, dhe shumica e banorëve kanë pak ose aspak qasje në kujdesin shëndetësor dhe arsim.
Vitet e fundit, vendi është bëri prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Afrikën sub-Sahariane. 74-vjeçari, i cili konsiderohet si një nga diktatorët më brutalë në botë, është akuzuar nga kundërshtarët e tij politik për kanibalizëm.
“Unë nuk mund të kthehem në Guine, sepse ai do të më hajë testikujt e mia”, deklaroi një rival i Presidentit, Severo Moto, i cili jeton në mërgim. Ai kujton se një politikan u varros pa testikujt e tij dhe pa trurin.
Njerëzit e afërt të tij besojnë se Obiangu është i lidhur me Zotin dhe se ai vendos për të çuar kundërshtarët e tij në ferr.
Ndërkohë, i biri i tij është përpara drejtësisë në Francë nën akuzën e plaçkitjes së vendit të tij. Teodorin Obiang akuzohet për korrupsion.