Sipas informacioneve zyrtare Nazim Islami 57 vjeç nga Kosova drejtonte kamionin në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, teksa është arrestuar nga policia.
Për t’iu shmangur gjobës apo penalizmit, ai tentoi t’i jepte një shumë parash policit, gjest i cili i ka kushtuar arrestimin. Shtetasi nga Kosova akuzohet për korrupsion.