Lajme

Nuk ka zgjidhje për Kosovën, e thotë presidenti serb

By FerizajPress

July 26, 2018

Pas takimit, zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se presidenti serb aktualisht nuk ka ofruar ndonjë zgjidhje për serbët e Kosovës.

“Për momentin, nga ajo që kemi mund të dëgjojmë nga presidenti Vuçiq, është se nuk ka ndonjë propozim të prekshëm që do të mund të prezantohej si zgjidhje”, tha Simiq.

Sipas tij, në takim është folur hapur për problemet aktuale me të cilat ballafaqohet komuniteti serb në Kosovë si dhe procesin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit që po zhvillohet në Bruksel.

Sidoqoftë, ai ka deklaruar se përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, në çdo rast dhe për gjithçka po konsultohen me Beogradin. Ai tha se Lista Serbe ka besim të plotë te presidenti Vuçiq.

Lexo edhe:

Zbulohen “këshillat” e Vuçiqit ndaj Listës Serbe nga takimi pesë orësh