Te Paris Saint Germain një portier është i tepërt dhe mes Buffon, Areolës e Kevin Trapp duket se ky i fundit duhet të largohet. Tuchel i ka bërë zgjedhjet e tij, duke preferuar dy të parët, ndërsa tani për “gardianin” gjerman është shfaqur hipoteza Nice. Këta të fundit, pas humbjes së rëndë 4-0 me Dijon, duan një portier me eksperiencë dhe kualitet dhe Trapp përmbush kërkesat e trajnerit Patrick Vieira. E vetmja pengesë është paga e lojtarit, e cila mund të mbulohet nga të dy ekipet këtë sezon gjatë huazimit.