Policia e Korçës arrestoi dy kushërinjtë nga fshati Dishnicë, pasi kishin mbjellë kanabis në vazot e luleve. Të arrestuarit janë Thoma Bregu, 54 vjeç dhe Birah Bregu, 61 vjeç, të dy banues në fshatin Dishnicë. Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e Policisë, në banesën e shtetasit Thoma Bregu, iu gjetën dhe asgjësuan në vend me anë të djegies, 130 bimë narkotike të dyshuara si Kanabis Sativa. Edhe shtetasit Birah Bregu iu gjetën të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike, të mbjella në vazo lulesh në banesën e tij.
Ndërsa në Memaliaj në vendin e quajtur “Vila”, fshati Rabije u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 5 parcela me 2240 bimë narkotike Kanabis Sativa. Lavdërim Mahmutin 58 vjeç, është arrestuar, pasi policia dyshon se bima narkotike është kultivuar nga ky shtetas. Në këto parcela u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri model 63 si dhe 15 copë fishek. Gjithashtu në banesën e tij në fshatin Rabije u gjet një armë gjahu tip Shotgan si dhe një kabllo elektrik që shkonte nga banesa e tij në parcela.
Edhe në Sarandë, gjatë aksionit të policisë janë sekuestrar 325 kg lëndë e dyshuar narkotike të llojit Kanabis Sativa, në një furgon. Në pranga të bluve ka rënë poseduesi i lëndës narkotike i cili ishte drejtuesi i mjetit Afrim Çifliku, 43 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat. Sipas policisë lënda narkotike, ishte e ndarë në 61 pako, në formë thasësh ngjyrë gri dhe të zezë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në Krujë u asgjësuan me anë të djegies 2720 bimë narkotike Kanabis Sativa. Lënda narkotike u gjet në fshatin Gramëz të Krujës, në vendin e quajtur “Bregu i Lumit”. Policia ndaloi shtetasit Viktor Caka 56 vjeç, banues në Gramëz, Krujë Alban Caka 44 vjeç, banues në Laç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Kultivimi i bimëve narkotike” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.
.