Ferizaj

Nuk ka nevojë për teste RT-PCR për qytetarët që vijnë nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe ansjelltas

By FerizajPress

April 07, 2021

Qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina nuk kanë nevojë për teste RT-PCR për të hyrë në Kosovë, e njëjta vlen edhe për qytetarët e Kosovës që shkojnë në këto vende.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se qytetarët që vijnë nga këto shtete nuk kanë nevojë për një test negativ.

Testet RT-PCR do të kërkohen për ato vende që Qendra Evropiane për Kontrollimin e Sëmundjeve i ka ranguar me numër të lartë të rasteve. Por në këtë rast do të vlejë edhe parimi i reciprocitetit. Pra vendet që nuk i Kërkojnë Kosovës teste të tilla, as Kosova nuk kërkon teste RT-PCR”, tha ai në rtv Dukagjini.

Hoti ka thënë se qytetarët nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës nuk janë të detyruar të kenë teste RT-PCR dhe sipas tij e njëjta vlen edhe për qytetarët e Kosovës që shkojnë në këto vende.

Kujtojmë, që Qeveria e Kosovës ka miratuar këtë të hënë masat e reja kufizuese anti-Covid. Kështu, do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22:00 deri në orën 05:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

Në masat e reja parashikohet mbyllja e restoranteve nga data 7 deri me 18 prill, ndërkohë që lejohet të funksionojë shërbimi “merr me vete”, “dërgesë me porosi”