Lajme

“Nuk i kena meritu bre këto njollosje ne që jemi vërtet veteranë”

By FerizajPress

September 17, 2018

Berisha demanton listën me emrat e rremë të veteranëve Ish-ushtari i UÇK-së, Eqrem Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e listës me emrat e rremë të veteranëve, duke u shprehur se lista e tillë është mashtrime për veteranët e vërtetë, në mesin e të cilëve bënë pjesë edhe ai. Berisha më tutje, përmes një postimi shprehet se nuk e kanë merituar të futen në listën e veteranëve të rremë, ata që ishin realisht veteranë. “Këto lista për veteran të rrejshem kokan fort mashtrime edhe manipulime me ne veteranet e vertet ktu në këtë që po e postoj jemi 3 veteran të vertet që kish ende në këtë list po nuk i kena meritu bre kto njollosje me na fut ne listë me veteran mashtrues neve që vertetë jemi veteran a Shtet o shtet lumt na qe tkemi”, ka shkruar Berisha në facebook, duke bashkangjitur edhe imazhin, ku ai shihet i veshur me uniformën e UÇK-së, krahas shokëve të tij. Lidhur me publikimin e listës me emrat e veteranëve të rremë ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, degët e Dukagjinit, duke  u shprehur se aktakuza dhe emrat që u publikuan, tregojnë se sa qesharake e joprofesionale është puna e Prokurorisë. Ndërsa, Organizata e Veteranëve, dega në Drenas ka reaguar, duke u shprehur se në listën e publikuar gjenden të dhëna shumë të pavërteta. Ndërkohë, Ish-prokurori i speciales, Elez Blakaj ka reaguar ndaj publikimit të listës me emrat e veteranëve të rremë të UÇK-së, duke thënë se në këtë listë janë edhe rreth 2 mijë emra më shumë, për të cilët ai nuk ka informacion se si janë përzgjedhur dhe sesi janë përfshirë në aktakuzë. Blakaj thotë se nuk mban përgjegjësi për aktakuzën e ndryshuar/plotësuar dhe nënshkruar nga një prokuror tjetër, e as për publikimin e emrave, pasi ekziston parimi që duhet respektuar-prezumimi i pafajësisë. / 21Media