Sport

Nuk është vetëm Pjanic, Barcelona dhe Man City kërkojnë edhe një përforcim tjetër nga Juventus

By FerizajPress

July 21, 2018

Te Juventusi po diskutohet e ardhmja e Miralem Pjaniç për të cilin ka oferta konkrete, por drejtuesit duhet të bëjnë kujdes edhe për Rodrigo Bentancur. Mesfushori i ri uruguaian ka një kontratë të gjatë me kampionët e Italisë por është interesimi nga Man. City e Barcelona që shqetëson jo pak drejtuesit, sepse për ta 21-vjeçari ka të ardhme të gjatë në Torino. Drejtuesit presin ofertat konkrete për të bërë vlerësimet për të ardhmen e lojtarit, por dëshira e tyre është që Bentancur të vazhdojë me bardhezinjtë dhe ndoshta kontrata e tij të rishikohet me një rritje të konsiderueshme të pagës.