Ferizaj

Nuk e përfilli paralajmërimin e policisë, gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve regjionale në Ferizaj

By FerizajPress

February 01, 2022

Është gjobitur kompania për mirëmbajtjen e rrugëve në rajonin e Ferizajt. Kjo pasi, pas inspektimeve nga Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj është vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara.

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka iniciuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës

Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve nē rajonin e Ferizajt

Sot, Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj pas inspektimeve të rrugëve magjistrale të rajonit të Ferizajt, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve magjistrale ishin të pa pastruara nga bora,  nga kompania përgjegjëse për pastrimim e rrugëve .

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ndaj njërës kompani ka incuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila kompani nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës dhe të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.