Ferizaj

Notarja e KN “Kastrioti” Fjolla Rushiti, Sponsorizohet nga Klinika Dentare DANI

By FerizajPress

November 07, 2021

Notarja me perspektivë e KN “Kastrioti” në Ferizaj,  Fjolla Rushiti , së fundi ka  nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Klinikën Dentare “DANI”.

Sporti i notit në Kosovë është mjaft i shtrenjtë e në veçanti në qytetin e Ferizajt pasi që nuk ka  pishinë të mbyllur dhe notarët çdo ditë duhet të përshkojnë rrugë afër 60 km, pasi që stërvitjet klubi i zhvillon në pishinën Step në Hajvali.

Gjesti i klinikës DANI është vlerësuar shumë nga KN Kastrioti e në veçanti nga notarja Fjolla Rushiti

Klubi bënë thirrje që edhe bizneset tjera të ndjekin shembullin e Dr Besian Qerkini.