Lajme

Noizy pas përleshjes me Cozman, niset për në Ferizaj

By FerizajPress

September 13, 2016

Si duket përleshja e sotme mes Noizy-t dhe Baba Stars nuk ka ndikuar që Noizy të anulojë koncertin që do të mbaj në Ferizaj në Coco Club. E që do të jetë Noizy prezent në Coco Club e kanë konfirmuar edhe stafi i Coco Club.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në hotelin Swiss Diamond në qendër të Prishtinës.  Noizy dhe miqtë e tij janë përleshur me anëtarët e Baba Stars. Janë përdorur edhe armët e zjarrit, me ç’rast një preson është plagosur.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur, sonte ju pres në Ferizaj dhe Mitrovicë”, ka thënë Noizy.

Ndërsa i pyetur se a ka mundësi që kjo përleshje të ketë arsye të vjetra ai ka theksuar “Ka mundësi, nuk jam i sigurt”.

Gjithashtu Noizy ka thënë se,”S’ka pas provokime, do ti shihni videot. Krejt OTR janë mirë”.

Madje Noizy ka pyetur nëse dikush nga të pranishmit dëshiron të pozojë me të duke theksuar se gjithçka do të bëhet e ditur kur të publikohen videot.

“Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër jo gjak i imi, edhe Varrosi është mirë”./FerizajPress