Ferizaj

Njoftimi komunës së Ferizajt: Kërkojmë nga qytetarët që të shmangin vizitat e kërkesat jourgjente pranë administratës komunale

By FerizajPress

March 16, 2020

Njoftim

Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, përkatësisht shëndetit të qytetarëve që frekuentojnë e kërkojnë shërbimet komunale, njoftojmë se Komuna e Ferizajt, ka bërë reduktimin esencial të stafit nëpër departamente, njësi komunale, mirëpo po vijojnë të ofrohen e përmbushen kërkesat e qytetarëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me dokumentacionet civile.

Kërkojmë nga qytetarët që të shmangin vizitat e kërkesat jourgjente pranë administratës komunale, në dobi të mbrojtjes së shëndetit të tyre nga ekspozimi evenual ndaj rrezikut të virusit COVID-19.