Ferizaj

Njoftim i komunës së Ferizajt për ndërprerjen e mësimit-Masat për parandalimin e CoronaVirus-it

By FerizajPress

March 11, 2020

Njoftohen prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit se me qëllim aplikimin e masave në parandalimin e CoronaVirus-it (Covid-19), Qeveria e Republikës së Kosovës, sonte mori vendim për ndërprerjen e mësimit në të gjitha shkollat deri më 27 Mars 2020.

Procesi edukativo-arsimor do të vijoj pas kësaj date dhe në koordinim të plotë me udhëzimet e nivelit qendror.

Për të pamundësuar përhapjen e këtij virusi, tashmë të shpërndarë në shkallë globale, apelojmë tek qytetarët të bëjnë zbatimin strikt të udhëzimeve të prezantuara e urdhëruara nga institucionet qendrore.

Këto janë masat e Qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit:

Me qëllim të parandalimit të infeksionit Corona Virus, aprovohet kërkesa e Ministrisë së Shëndetësisë për ndërmarrjen e masave si në vijim:

  1. Ndërmarrja e procesit edukativo arsimor dhe institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020.

2. Pezullohet përkohësisht linja e udhëtimit ajëror dhe tokësor.

3. Kontroll i obliguar i udhëtarëve nga ekipet mjekësore të QKMF’vë në të gjitha hyrjet dhe daljet e Kosovës me mbështetjte të PK;së.

4. Vetëkarantim i detyruar për të gjithë qytetarët që hyjnë në KOsovë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.

5. Aktivititetet publike dhe jo publike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut.

6. Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave, pishinave pas orës 23:00.

7. të ndalohet eksporti I pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me Vendim të Qeverisë.

8. Të gjitha institucionet qeveritare, si dhe ndërmarrjet publike dhe private detyrohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet sipas udhëzimeve nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.

9. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

10. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.

11. Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me legjislacionin në fuqi.

II. Obligohet Ministria e Shëndetësisë dhe Institucionet tjera relevante, të kryejnë të gjitha procedurat për zbatimin e këtij Vendimi.

III. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit.