Shëndetësi

Njihuni me Luisiton, vogëlushin 11-muajsh më të shëndoshë në botë që rrezikon të vdesë si pasojë e obezitetit/Fotogaleri

By FerizajPress

November 16, 2017

Isabel Pantoja, gruaja 24 vjeçare meksikane që jeton në në Tecoman, do të bëhej nënë për herë të dytë më 15 dhjetor të vitit të kaluar pas një shtatzënie të hershme në moshën 15-vjeçare. Luis Manuel lindi i shëndetshëm dhe peshonte 3.5 kg një peshë normale për gjatësinë e tij prej 52 centimetrash. Por, vetëm një muaj pas lindjes nëna do të vinte re një ndryshim të menjëhershëm në peshën e tij aq sa vogëlushit 1-muaj i duhej të vishte veshjet e fëmijëve 2-vjeçarë. Luisito është 11 muajsh dhe peshon 28 kg, po aq sa vëllai i tij i madh 9-vjeçar Mario dhe rrezikon të vdesë. Fillimisht mjekët mendonin se ai vuante nga sindroma Prader-Willi, një sëmundje e rrallë gjenetike që prek 1 fëmijë në 25.0000) si pasojë e ndryshimeve të kromozomit të 15-të. PAS analizave të shumta, mjekët amerikanë eleminuan këtë mundësi dhe arritën në konkluzionin se obeziteti i tij vjen si pasojë e një inflamimi të qelizave, keqfunksionimit të gjendrës tiroide dhe mungesës së ushqimeve me veti antiinflamatore gjatë shtatzënisë./Burimi ”Corriere.it”