Zymer Krasniqi nga Kosharja e Ferizajt duke parë se një investim që ka kushtuar mijëra euro për shkak të moskujdesit dhe papërgjegjësisë së disa qytetarëve po e humbë qëllimin për çka ishte destinuar, ai mori një aksion.
Ai sot me një punë vullnetarë pastroi nënkalimin në fshatin Koshare i cili nga persona të papërgjegjshëm kishte filluar të shndërrohej në deponi të mbeturinave.
“Këtë gjest e kanë përshëndetur shumë banorë të Koshares dhe besoi që kjo do të jetë edhe një mesazh që ky vend të mbahet pastër për kalim të banorëve e sidomos nxënësve pasi është ndërtuar për rritjen e sigurisë e sidomos të fëmijëve që shkojnë në shkollë” ka thënë Valon Halimi,kryetar i fshatit Koshare.
Halimi me këtë rast ka bëri apel tek banorët e fshatit që mos të hedhen mbeturina dhe të mirëmbajnë këtë vend.
Ky nënkalim në Koshare të Ferizaj u përurua në dhjetor të vitit të kaluar dhe ishte investim i Ministrisë së Infrastrukturës i cili ka kushtuar 87 mijë euro.