Ferizaj

Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të pyjeve të Mirosalës

By FerizajPress

March 23, 2019

Që nga dje pasdite një pjesë e pyjeve të Mirosalës janë përfshirë nga një zjarr. Ndonëse përpjekjeve të zjarrfikësve për ta shuar këtë zjarr, ai ende vazhdon. Burime nga tereni flasin se ato po vazhdojnë, ndërsa banorët apelojnë tek institucionet që të veprojnë në lokalizimin e zjarrit që po e shkatërron një bukuri të rrallë të natyrës. Mësohet se intervenimi I zjarrfikësve për shkak të terrenit ka qenë I pamundur. Bile banorët thonë se ata janë kthyer në pamundësi për ta shuar zjarrin. Kjo ka bërë që këto pyje të mbesin në mëshirën e fatit.