Një zjarr i furishëm i cili ka përfshirë mbrëmë një pjesë të familjes Fazliu në rrugën “Ramadan Sylejmani” në Ferizaj për pak sa nuk e dogji gjithë shtëpinë dhe pajisjet e tjera të familjes. Kryefamiljari Jakup Fazliu tregon se ende nuk e din se si është shkaktuar zjarri nga dhoma e ngjitur me shtëpinë ku ai kishte të vendosur nxehjen qendrore dhe mjete të tjera të punës. “Jemi kanë në shtëpi kur kemi ni një eksplodim të vogël dhe kam menduar se drutë janë shembur. Por kur kemi dal jashtë kemi pa tymin. Nuk e dimë se çka ka ndodhur dhe as pse ka ndodhur. Me krejt jemi mirë. E mira e krejt kësaj është se zjarrfikësit kanë ardhur shumë shpejt dhe e kanë shpëtuar shtëpinë. Po të mos ishin zjarrfikësit unë sot nuk do të kisha shtëpi” ka thënë pronari Jakup Fazliu. Për zjarrin e furishëm në familjen Fazliu tregojnë edhe zjarrfikësit ferizajas, ndërkaq ende nuk e kanë zbuluar se pse erdhi deri te zjarri. “Mbrëmë rreth orës 21:03 ka ndodhur një zjarr një një “shupë” të shtëpisë e ku afër kanë qenë dy shtëpi. Me lokalizimin e zjarrit kanë shpëtuar dy shtëpitë afër. Dëmet kanë qenë mjaftë të mëdha” ka thënë Milazim Salihu, zjarrfikës. Dëmet e shkaktuara nga zjarri në familjen Fazliu sillen nga 7 deri në 10 mijë euro sipas familjarëve. Por ata thonë se po të mos ishin zjarrfikësit dhe intervenimi i shpejt i tyre këto dëme do të ishin edhe më të mëdha, transmeton Televizioni Liria. Brigada e zjarrfikësve edhe përkundër kushteve të vështira dhe me mungesë të stafi brenga 24 orëve të fundit përveç këtyre dy shtëpive kanë shpëtuar nga zjarri edhe një banesë në Lagjen e re si dhe një shtëpi në rrugën “Brahim Ademi”