Ferizaj.20.01.2018. Federata e Gjimnastikës së Kosovës shpalli Laureatët e Vitit 2017 në të gjitha kategoritë ku 4 sportistë nga “Ferizaj” u dekoruan sportistë të vitit dhe 2 sportistë si “shpresa olimpike”. Në kategorinë senior meshkuj, Ardi Halili, zgjedhet më i dalluari për 2017,
Në kategorinë junior Dion Mahmuti zgjedhet më i dalluari për 2017,
Në kategorinë pionier meshkuj dhe pioniere femra Taulant Ramadani dhe LonisaReka zgjedhen më të dalluarit për 2017. Trion Nazifi dhe Yvesa Islami u nderuan me mirënjohje si Shpresa Olimpike.
Gjithashtu me mirënjohje u nderua edhe trajneri i klubit tonë Jetish Hetemi për punën dhe angazhimin.
Klubi i Gjimnastikës “Ferizaj” janë zotuar se do të vazhdojnë me punën e pandërprerë si klubi më i dalluar 2017 dhe janë të mjaft të motivuar për punë dhe suksese.