Ferizaj

Një vend ku të vendosim lule e përkulemi në nderim të të pagjeturve, u ngrit sot në Ferizaj!

By FerizajPress

April 16, 2021

Gjtë ditës së sotme në Ferizaj, në sheshin   në mes t ëish Gjykatës Themelore dhe ndërtesës së KED-it  është përuruaruar obelisku  për të pagjeturit të Komunës së Ferizajt.

Ishte kjo edhe një kërkesë e Këshillit koordinues për të pagjeturit dhe familjeve të tyre që të kishin një vend  së paku ku të vendosnin lule dhe të përkujtonin të dashurit e tyre të cilët ende nuk u gjetën edhe pas më shumë së 20 vite nga përfunimi I luftës.

“Të pagjeturit janë plaga jonë e lirisë. Lufta për çlirim e sot liria, kanë vulën e sakrificës së Dëshmorëve të Kombit, martirëve të rënë për lirinë,  të pagjeturve, në kujtim dhe nderim të të cilëve, sot në Ditën e të Pagjeturve të Komunës së Ferizajt, përuruam obeliskun në qendër të qytetit, shpalosjen e së cilës e bëmë bashkë me familjarët e të pagjeturve, kryetarin e Këshillit Koordinues për të Pagjeturit, Ahmet Grajqevci, deputetin Elmi Reçica dhe kryetarin e Shoqatës të të Pagjeturve në Ferizaj “Yjet e Zemrës”, Sali Muhaxheri.Një vend ku të vendosim lule e përkulemi në nderim të të pagjeturve, u ngrit sot në Ferizaj! Lavdi e përjetshme e qoftë i paharrueshëm kujtimi i tyre!” ka thënë Agim Aliu.

Në këtë akt të përurimit të këtij obelisk ishte edhe  ish eprori I lartë i UÇK-së dhe deputeti , Elmi Reçica.

“Të pagjeturit janë plagë e hapur e shoqërisë tonë.  Liria ka emër! Emrin e të gjithë të pagjeturve për të cilët e kemi obligim të angazhohemi në zbardhjen e fatit të tyre” ka thënë Reçica.